Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Kryeministri Berisha pret njė Delegacion Parlamentar tė Asamblesė Kombėtare tė Koresė sė Jugut
 

Kryeministri Berisha priti sot një Delegacion Parlamentarë të Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, të kryesuar nga zoti Han – Sak Song.

Pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit koreano jugor, Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike mes dy vendeve dhe u shprehu parlamentarëve koreano - jugor dëshirën dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të zhvilluar dhe intensifikuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve, në veçanti në fushën ekonomike, tregtare dhe investimeve reciproke.

Në emër të delegacionit, zoti Song e falënderoi Kryeministri Berisha për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësore, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe vullnetin e Koresë së Jugut për të intensifikuar më tej bashkëpunimin, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve.  

Më tej, Kryeministri Berisha i njohu parlamentarët koreano - jugor me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një klime të favorshme për biznesin dhe investimet në vend. Shqipëria është vendi me taksat më të ulëta në Europë, u shpreh Kryeministri Berisha. Janë disa kompani prestigjoze koreano - jugore si Samsung, Korea Elektrik, etj, që kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri dhe Kryeministri Berisha i siguroi parlametarët se të gjitha investimet koreano - jugore do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha falënderoi qeverinë koreane për mbështetjen që ka dhënë, në veçanti në projektin e ristrukturimit të rrjetit elektrik në vend, në bursat studentore për kualifikimin e studentëve shqiptarë, etj.

Parlamentarët koreano - jugor vlerësuan me shumë interes fushat si ajo e prodhimit të energjisë elektrike, turizmi, industria minerale dhe garantuan Kryeministrin Berisha se qeveria e Koresë së Jugut do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë edhe në fazën e dytë të projektit të ristrukturimit të rrjetit elektrik, si dhe do të nxisë investitorët koreanë të konsiderojnë Shqipërinë si destinacionin e tyre për biznes dhe investime.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha i shprehu delegacionit parlamentar koreano – jugor falënderimet për faktin që Koreja e Jugut ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.   


30/07/2009
   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha: 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė, do kremtohet me vepra tė mėdha publike
Kryeministri Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė
Fjala e Kryeministrit Berisha, nė hapje tė sesionit tė ri parlamentar
Zhvillohet mbledhja e KRRTRSH-sė
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave