Kreu      Kontakt     Harta e Faqes     E-mail
 
English   
 
Kryeministri
Prof. Dr. Sali Berisha

 
Kabineti Qeveritar

 
DAP
 
Informacione mbi Kryeministrinë
 
Weekly News
 
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė grupeve ēeke POWEREX, TESLA dhe REXIM
 

Kryeministri Berisha prite sot përfaqësues të grupeve çeke POWEREX, TESLA dhe REXIM, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Pavel Ryvola. Grupi i paraqiti Kryeministrit propozime për projekte në fushat e infrastrukturës, energjisë së rinovueshme, në depozita gazi, impiante të trajtimit të ujërave të zeza, projekte ambientale në lidhje me përpunimin e mbetjeve urbane. Projektet idetë shoqëroheshin edhe me skemën financiare, që konsistonte nga sektori privat, fonde financiare dhe nga Banka Çeke e Eksportit.

 

Përfaqësuesit e grupeve çeke thanë se performanca ekonomike e Shqipërisë në këto vitet e fundit edhe pse kohë krize botërore, mundësitë investuese që ofron vendi, klima shumë tërheqëse e investimeve bënë Bordin e Grupit të tyre të mendojë për të shtrirë investimet edhe në Shqipëri. Ata thanë se grupi REXIM ka histori të suksesshme bashkëpunimi me biznesin dhe qeverinë shqiptare në fushën inxhinjerike për prodhim energjie, në fushën e mbrojtjes për pajisje të ndryshme etj..

 

Kryeministri Berisha i falënderoi për propozimet e bëra dhe ju bëri një përmbledhje të mundësive investuese në fushat me interes për ta. Ai theksoi se edhe në programin e qeverisë së tij janë shumë të rëndësishme forcimi i investimeve të huaja direkte dhe në bashkëpunim me investitorët vendas në fushat e mësipërme. Kryeministri Berisha i garantoi për mbështetjen e qeverisë së tij dhe strukturave të saj, duke ofruar lehtësira dhe incentiva, sidomos në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme si nga dielli, era dhe biomasa. Projektet e përbashkëta, në bashkëpunim me kompani të tjera vendase apo të huaja, krijojnë mundësinë e ndërmarrjes së investimeve për vepra të përmasave të mëdha dhe Shqipëria e ka provuar që është e aftë dhe e zonja t’i ndërmarrë ato.


05/02/2010
   Foto Galeri ...
   
 
   Multimedia...
   
 
   Kërko në faqe
Kërkim i Avancuar
 
   Lajme Shkurt
 
Kryeministri Berisha: 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė, do kremtohet me vepra tė mėdha publike
Kryeministri Berisha inauguron spitalin e ri tė Kavajės, investim 1 miliard lekė
Fjala e Kryeministrit Berisha, nė hapje tė sesionit tė ri parlamentar
Zhvillohet mbledhja e KRRTRSH-sė
Kryeministri Berisha pret pėrfaqėsues tė kompanisė Schäfer, qė po realizon projektin pilot tė trajtimit tė diferencuar tė mbetjeve urbane nė Lezhė
Grupi COTECNA i prezanton Kryeministrit projektidenė pėr instalimin nė pikat doganore tė sistemit tė kontrollit pėrmes skanimit
Grupi italian INCANTO i shpreh Kryeministrit interesin pėr ndėrtimin e njė kompleksi tė prodhimit tė mobilieve luksoze
Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit holandez “Eduardo Frei”
Kryeministri Berisha: Pėrdorimit i gazit nga konsumatorėt, njė alternativė qartėsisht e leverdishme ekonomike
Konferencė pėr shtyp e Kryeministrit Berisha
 
Email:
Regjistrohuni qė tė merrni lajmet e fundit









Disclaimer Te gjitha te drejtat e rezervuara Keshilli i Ministrave