
Fjala e Kryeministrit Fatos Nano ne shkollen private "Flatrat e Dijes" te Fierit
Tė dashur nxėnės dhe mėsues!
Tė nderuar pjesėmarrės!
Jemi sot sė bashku nė mjediset e kėsaj shkolle private e cila ėshtė shprehje e pėrpjekjeve pėr progres e prosperitet, pėr kulturė dhe pėrparim. Eshte nje realitet i ri qe ndeshet gjithandej ne Shqiperi: nje numer i madh sipermarrjesh i jane drejtuar tashme shkolles, arsimit, kultures. Kjo deshmon jo vetem nje politike te qarte dhe konsistente europianizuese te qeverise, por edhe nje orientim te mbare te vete sipermarrjes. Ne te njejten kohe realizime si ky i sotmi jane edhe shprehje e nje presioni pozitiv te mbare shoqerise shqiptare per arsimim dhe kulturim te standarteve bashkekohore. Me kete rast dėshiroj t'ju drejtoj urimet dhe respektin e merituar tė gjithė biznesmenėve dhe investitorėve, qindra e mijra arsimtareve tė cilėt ngrenė institucione tė tilla tė edukimit per djemte dhe vajzat tona. Unė i konsideroj ata partnerė dinjitozė tė qeverisė nė pėrpjekjet e saj ambicioze pėr realizimin e strategjisė sone integruese.
Shkolla jopublike "Flatrat e Dijes" ėshtė njė investim i rėndėsishėm, shprehje e pėrpjekjeve pėr integrim nė shoqėrine e hapur dhe konkuruese. Njeheresh ajo eshte pjese e nje rrjeti te gjithe institucionesh private qe u ngriten dhe po ngrihen ne Shqiperi ne vijim te politikes liberalizuese dhe konkuruese te qeverise. Fieri meriton te permendet per shume arritje, por vecanerisht per kete gje. Ėshtė domethėnės fakti se nga 251 institucione arsimore jopublike nė tė gjithė Shqipėrinė, 17 janė hapur nė Fier, ēka e rendit Fierin menjėherė pas Tiranės.
Nga ana tjeter realiteti i ri i krijuar nga sipermarrja private edhe ne fushen e edukimit, perben nje shtyse te re konkururese edhe per vete institucionet e shtetit. Shteti ka punuar dhe do tė vazhdojė tė kėmbėngulė pėr krijimin e mjediseve publike bashkėkohore, komode dhe funksionale pėr zhvillimin e mėsimit. Objektivi ambicioz i qeverisė ėshtė qė deri nė vitin 2005, rreth 90% e nxėnėsve nė tė gjithė vendit tė zhvillojnė mėsimin nė mjedise normale, tė rikonstruktuara, apo te reja.
Nė rrethin e Fierit nė vitin 2003 do tė pėrfundojnė se ndertuari edhe 5 shkolla tė reja, shkollat e mesme tė qytetit do tė pajisen me kabinete informatike dhe kabinete tė shkencave tė tjera. Vemendja e vazhdueshme e qeverise dhe e Bankės Botėrore si dhe e fondacioneve Soros dhe Albi, ka krijuar tashme rezultate tė prekeshme per te gjithe, edhe pse probemet jane ende te medha. Ky realitet i ri konkurues ka sjelle edhe nje cilesi te re te mesimdhenies si dhe nje stad te ri te formimit te nxenesve e studenteve. Nder te tjera nxėnėsit e Fierit dallohen, vecanėrisht vitet e fundit pėr cmimet e shumta te fituara nė rang Republike. Fituesit tani vijne edhe nga shkollat jopublike. Vetem nga nxenesit e shkolles ku ndodhemi sot janė fituar dy cmime nė olimpiadėn nderkombetare tė matematikės.
Per te gjithe ne ėshtė e qartė se nuk ka tė ardhme euroatlantike tė vendit pa njė sistem arsimor modern qė formaton brezat e rinj me aftėsitė dhe vlerat qė pėrballojnė proceset ekonomike bashkėkohore dhe realitetet konkurruese globale.
Vetėm me dije te qendrueshme ju do te beheni sipėrmarrėsit, administratorėt dhe profesionistėt qė i nevojiten atdheut tone te dashur. Vetem me dije te qendrueshme ju do te beheni garant per nje te ardhme euroatlantike te Shqiperise.
Na qofte rruga e mbare!
11/04/2003