Kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetarët mbi votimin një dite më parë në parlament, për ligjin e lustracionit, gjatë inspektimit të punimeve në tunelin Thirrë – Kalimash, u shpreh se vota e djeshme në parlament ishte një fitore historike e shqiptarëve mbi krimin politik. Kryeministri shtoi se parlamenti shqiptar dje ka bërë histori.
“Vota dje në parlament është një fitore historike e shqiptarëve mbi krimin politik. Ajo është një fitore historike dhe shqiptarët do të mund të shohin tani drejt korridorit të tyre, drejt vlerave të demokracisë, do të mund të shohin drejt integrimit. Unë mendoj se parlamenti shqiptar dje ka bërë histori”, theksoi Kryeministri.
23/12/2008